jë helikopter është rrëzuar në aeroportin e Shkupit mesditën e sotme. Helikopteri i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
“Në platformën e vjetër të Stacionit policor në “Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup”, pasi është furnizuar me derivate helikopteri i MPB-së, M 17 nga shkaqe të panjohura deri tani gjatë ngritjes është rrëzuar.
Në helikopter kanë qenë 5 persona. Sipas informatave të para, një person është plagosur“, – shkruan Alsat Maqedonia.