Rekamë

Vdekja e nënës dhe dy fëmijëve të saj në Ostren të Bulqizës 5 ditë më parë është e mbuluar me mister, pasi ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes. Ndër personat e parë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes sapo u mor vesh lajmi ishte administratori i njësisë administrative Ostren, Altin Tola, i cili ishte dhe i afërm i familjes ku ndodhi tragjedia. Administratori tregon se 3 trupat e pajetë janë gjetur në kuzhinën e banesës, në pozicione të ndryshme, ndërsa pohon se ende nuk dihet se cili është shkak i vdekjes së tyre deri më tani.

Paraditen e 14 Shkurtit, Rajmonda Tola 45 vjeçe dhe dy fëmijët e saj Rudina 22 e Fatjoni 14 u gjetën të pajetë në banesën e tyre në fshatin Ostren. Bashkë me ta ishte edhe 16 vjeçarja Merita e cila i shpëtoi kësaj tregjedie, dhe ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë. Ajo mësohet se nuk ka mundur të japë dëshminë për shkak të traumës që po kalon.