Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar këtë të mërkurë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë Ervis Martinajt, i cili është nën hetim për veprën penale “Vrasje me paramendim”.
OFL i kë dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë edhe Arben dhe Valentino Kaçorrit, të dy me banim në Tiranë. Arben Kaçorri është i dënuar në Itali për vrasje ndërsa Valentino është i dënuar gjithashtu në Itali për vrasje dhe trafik armësh.
Të tre personat duhet të dorëzojnë brenda 48 orësh formularin, i cili më pas do t’i kalojë për verifikim Prokurorisë së Posaçma, SPAK.