Në Bashkinë e Matit vetëm dy njësi administrative nuk kanë rrjet të furnizimit me ujë të pijshëm, njësia Derjan dhe ajo Rukaj. për 15 fshatra të këtyre njësive, Bashkia e Matit ka hartuar projektin e ndërtimit të një ujësjellësi i cili financohet nga Banka Botërore. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj e shpalosi këtë projekt para drejtuesve të këtyre njësive administrative dhe kryetarëve të 15 fshatrave që do të përfshihen në këtë investim.

Po ashtu, Malaj tha se ky projekt ka të parashikuar edhe ndërtimin e një linje për të furnizuar rrjetin aktual të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Burrelit. Duke qenë se ky ujësjellës do të furnizohet nga burimet e Zall-Gjoçajt, Malaj kishte thirrur opër sqarim edhe përfaqësues të firmës që po përballen me kundërshtimin e disa banorëve atje.

Përfaqësuesi i firmës, Bardhyl Muceku sqaroi projektin dhe investimet që janë bërë e planifikuar në zonën ku do të kalojë gjurma e projektit.

Kryebashkiaku Malaj tha se nuk mund të pengohen mijëra banorë për interesa personale të disa personave.