Arsimore Parauniversitare Durrës
Me strukturimin e Drejtorive Arsimore Parauniversitare në të gjithë vendin, tashmë kopetencat do të kalojnë në Drejtoritë Rajonale, që i gjithë Qarku Dibër e ka në Durrës. Nisur nga kjo, Përgjegjësja e Zyrës Vendore Arsimore në Bashkinë Mat, Shpresa Tusha, sqaron që edhe dosjet e mësuesve që do të konkurojnë në portalin mësues për shqipërinë, do të duhet të dërgohen në Durrës.
Tusha shprehet se afati i fundit është data 5 qershor dhe se mësuesit apo aplikantët duhet t’i dërgojnë me postë.
Për shkak të këtij strukturimi, Përgjegjësja e Zyrës Vendore Arsimore në Bashkinë Mat, Shpresa Tusha tha se edhe punësimet do të bëhen po nga Drejtoria Rajonale Arsimore Parauniversitare në Durrës.