Shërbimi obstertërgjinekologjik do të merret i plotë në Maternitetin e Spitalit Bashkiak Mat. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rinovuar kontratën me mjekun Obstertërgjinekolog nga Kosova, Halit Karanxha. Mjeku është rikthyer në këtë spital për të vijuar shërbimin ndaj grave shtatzëna të Matit e Bulqizës. Drejtori i Spitalit “Xhavit Mara”, Roland Meta tha se tashmë shërbimi obstetërgjinekologjik do të ofrohet gjatë 24 orëve, ndaj dhe gratë shtatzëna nuk do të jetë nevoja të udhëtojnë drejt spitaleve të tjera si në Lezhë apo në Tiranë.
Shërbimi obstertëgjinekologjiik ishte ndërprerë në këtë spital që me datë 31 Dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tashmë ai do të vazhdojë të ofrohet nga mjekët e personeli shëndetësorë aty.