Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një peticion, ku studentët po plotësonin të dhënat e tyre në mënyrë që të kërkojnë hapjen e auditorëve të universiteteve. Më pas, të gjitha këto firma iu dorëzuan Komitetit Teknik të Ekspertëve, por edhe pse u mblodhën shumë asgjë nuk ndryshoi. Ndërkohë, tashmë studentët shprehen se nëse nuk do marrin përgjigje pozitive për rikthimin në auditorët e universiteteve, mund të bojkotojnë mësimin online dhe sezonin e provimeve.
Agred Tafaj, përfaqësues i “Studentët Denoncojnë” shprehet se pas takimit të zhvilluar të premten me zv.ministren, Mira Rakacolli kanë shpresë për përgjigje pozitive.
Më konkretisht, ai është shprehur se:
Nga bashkëbisedimi që bëmë me zonjën Rakacolli ajo na tha se do të jetë dhe garantja jonë ndaj dhe po presim përgjigje.
Nesër përmbushet afati 10 ditor që studentët i kanë lënë Komitetit të Ekspertëve për të marrë përgjigje për hapjen e auditorëve të universiteteve. Në të kundërt studentët kanë paralajmëruar bojkotimin e provimeve.