Diten e saotme jane rikthyer reshjet e debores dhe te shiut ne qarkun Diber. Kjo situata nuk ka sjellur probleme per momentin ndersa policia apelon drejtuesit e automjeteve te perdorin goma dimerore konkretishte ne Rrugen e Arbirt ku jane rikthyer reshjet e bores.
Njoftimi i Policise Diber
DVP Dibër
Si rezultat i reshjeve të të shiut dhe të dëborës shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Dibër, kanë shtuar prezencën e tyre në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Të gjitha akset rrugore kryesore janë të kalueshme.
Policia Rrugore e Dibrës apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, pasi në rrugë ka prezencë të lagështirës, si dhe ata që lëvizin në drejtim të rrugës së Arbrit, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të kenë me vete pajisjet antirrëshqitëse.Në rast nevoje kontaktoni në nr 112 ose në Komisariatin Dixhital.