Vijojnë problemet në Qarkun Dibër si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.

Reshjet e shiut kanë vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Rruga e Arbrit vijon të jetë problematike pasi ka rënie gurësh here pas here, ndërsa në fshatin Fshat është çarë asfalti.

Probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve.