📌Qarku Dibër

Për shkak të reshjeve të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjeter Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e aksit nga firma kontraktore.

Aksi rrugor kryesor Peshkopi-Bulqizë-Klos, është i kalueshëm,por drejtuesit e mjeteve të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë me vete pajisjet antirrëshqitëse.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.

Në rast nevoje kontaktoni në nr 112 ose në Komisariatin Dixhital.