Pjesa më e madhe e Qarkut Dibër është përshirë nga reshje të dendura bore. Që prej orëve të para të mëngjesit dëbora ka qenë e pranishme në zonat 600 metra mbi nivelin e detit, duke arritur trashësinë deri në 15 centimetra në zonat e thella.
Edhe në qytetet Bulqizë e Peshkopi ka prani të dëborës, që shkon deri në 5 centimetra.
Ndërkohë situatë problematike paraqitet edhe në aksin rrugor Bulqizë – Qafa e Buallit për shkak edhe të erës së fortë. Ndonëse të pranishme në rrugën nacionale janë mjetet borëpastruese era e fortë nuk lejon që rruga të jetë e pastër.
Po ashtu edhe në rrugët e tjera nacionale Ura e Çerenecit – Librazhd, Peshkopi – Qaf Drajë – Kukës, po punohet për t’i mbajtur të hapura.
Policia rrugore e qarkut Dibër këshillon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes pasi temperaturat pritet të zbresin nën zero në orët në vijim.