Ndonëse është ende një kantier ndërtimi ku po punohet për zgjerimin dhe asfaltimin e saj rruga Qaf Buall – Krastë po vë në rrezik jetën e drejtuesve të automjeteve. Shkak për këtë bëhet shembja e shkëmbinjëve herë pas here si pasojë e hapjes së skarpatave për zgjerimin e trasesë. Drejtuesit e mjeteve thonë se thuajse i gjithë aksi është i rrezikshëm për shkak të shembjeve të vazhdueshme të gurëve të mëdhenj. Ata shprehen se vetëm një ditë më parë rruga është bllokuar për më shumë se një orë si pasojë e shkëmbinjëve. Drejtuesiot e mjeteve por edhe banorët shprehen se duhej të ishte punuar paralelisht edhe për sistemimin e skarpatave pasi kjo rrugë ka qarkullim të vazhdueshëm të automjeteve dhe jeta e drejtuesve të tyre opor edhe pasagjerëve vihet në rrezik.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka akorduar një fond prej më shumë se 10 milion euro për 16 kilometra rrugë nga Qafae Buallit në Krastë ku pritet të bëhet zgjerimi dhe asfaltimi i saj.