Mediat britanike raportojnë se kryeministri Boris Johnson është vendosur në oksigjen pas shtrimit të tij në spital pas përshkallëzimit të simptomave të koronavirusit.
Kreu i qeverisë britanik u paraqit në sputalin e St. Thomas pranë Downing Street pasi doktorët u shqetësuan se gjendja e tij shëndetore nuk ishte përmirësuar edhe pse simptomat e para të Covid-19 iu shfaqën 10 ditë më parë.
Zotit Johnson iu bë një trajtim me oksigjen, duke e këshilluar të mos rrezikonte jetën e tij me oraret e stërgjatura në punë. Sipas një anëtari të parlamentit, Johnson është shumë i prirur të imitojë heroin e tij Winston Churchill.
Downing Street insiston se Boris Johnson vijon të jetë në krye të detyrave që i janë caktuar në drejtimin e qeverisë, megjithëse ende nuk dihet se kur do të dalë nga spitali.
Ditën e premte, kryeministri Johnson postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej i lodhur nga sëmundja dhe tregonte se ishte ende me temperaturë të lartë.