Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës rurale në fshatin Staravec, të Njësisë Tomin, Bashkia Dibër, sipas marrëveshjes me Fondin Shqiptar të Zhvillimit me Bashkinë Dibër. Në këtë aks rreth 7 kilometra gjatësi, tejet të dëmtuar, po bëhen edhe kanalet anësore si dhe mbushje e karrexhatës me zhavorr, duke u rulosur më pas. Kjo rrugë u shërben jo vetëm banorëve të zonës, por edhe turizmit malor. Më hollësisht lidhur me këto punime u prononcua për “Mat Tv” n/kryetari i Bashkisë Dibër, Rruzhdi Deda:

Deda shtoi se punimet rehabilituese të rrugëve rurale do të vijojnë edhe në njësi të tjera të Bashkisë Dibër, si Luzni, etj. Rrjeti i këtyre rrugëve të rehabilituara do të nxisë edhe më shumë turizmin malor, ritmet e të cilit janë shtuar shumë së fundmi në Bashkinë Dibër, si për turistët vedas edhe ato të huaj.