Marsida Qatja, 30-vjeçarja që u bë molla e sherrit të përplasjes me armë në Kavajë një javë më parë ka reaguar sërish, këtë herë me një status në Facebook, duke iu përgjigjur kritikave ndaj saj. Edhe pse pjesë e një krimi të rëndë, 30 vjeccarja nuk ka hezituar që të qëndrojë në qendër të vëmjendjes së opinionit publik me intervista dhe reagime të herë pas hershme, duke dhënë edhe detaje nga krimi i ndodhur brenda banesës së saj. Këtë herë me anë të një postimi në Facebook ajo shkruan:
“Askush nuk mund të të lëndojë më shumë se sa lëndon ti veten tënde, duke menduar për gjëra dhe njerëz që nuk vlejnë..!!”
Në orët e para të 10 tetorit brenda banesës së saj u vra me armë zjarri 41 vjeccari Dritan Haxholli, i cili kishte shkuar me kallashnikov për tu konflktuar me personat që ndodheshin nën shoqërinë e 30 vjeccares duke konsumuar alkol e kokainë. Ndaj 41 vjeccarit Hoxhalli qëlloi me pistoletën e shërbimit polici i burgjeve Bledar Tocci, i cili gjithashtu mbeti i plagosur nga breshëria e kallashnikovit.