Reagim pesimist i Kreshnik Çollakut: Jemi afër Italisë, rrezikohet i njëjti dramaticitet

Share

Anëtari i kryesisë së PD Kreshnik Çollaku ka reaguar sot mbi masat e marr nga qeveria shqiptare deri në këto momente. Me një status në facebook ai ka deklaruar që afërsia me Italinë mund të japë të njëjtin efekt dramatik edhe në vendin tonë.
Statusi i Kreshnik Çollakut në facebook

Miq,vetem sot ka patur 368 viktima ne Itali nga Covid19.
Italia fqinje po kalon nje situate dramatike. Thuajse te gjitha vendet e Evropes dhe SHBa po marrin masa drastike. Deri me tani e vetmja mase mbrojtese duket se eshte VetIzolimi dhe Kufizimi i Levizjeve.

Situata ne Shqiperi aq afer Italise,rrezikon ti afrohet ketij niveli dramaticiteti.
Shqiperia pervec forces se virusit mjerisht ka patur fatin te drejtohet ne kete periudhe nga nje kategori e papergjeshme njerezish.
Vonesen dramatike prej tre jvesh qe nga shperthimi i epidemise ne Itali,e derisa qeveria ne Tirane u kujtua te marre masa..do ta paguajme ahtrenjte te gjithe.
Kapacitetet shendetesore te Shqiperise jane minimale.
Ne menyre kriminale fondet per shendetesine ne keto 7 vite kane ngopur xhepat e miqeve te qeverise e sot gjendja eshte se (nga c tregojne mjeke te pergjegjshem) mungojne edhe tamponet per te testuar te infektuarit.

Por me te gjitha keto edhe te tjera. Sado acaruese eshte sjellja e kryeministrit apo ministrave me show propogande,sot eshte dita per te mbrojtur veten dhe njerezit e afert.

Masat shtrenguese per te kufizuar levizjen dhe higjenen eshte e vetmja menyre mbrojtje sot.
Nuk ka asgje opozitare e as qytetare ne rrebelimin apo mosrespektimin ndaj ketyre masave.

Mosrespektimi i tyre nuk i ben asgje ketij kryeministri..,kjo rrezikon jetet dhe shendetin e te gjitheve.

Llogarine me kete kryeminister e qeverine e tij do ta bejme shpejt. Edhe pergjegjesine per situaten e neglizhuar me epidemine do tia fusim ne fature. Kjo fature nje dite do te paguhet.

Por sot duhet te zbatoni e respektoni rregullat e kufizimet e levizjes dhe higjenes…edhe kur keto shpallen nga nje qeveri si kjo.

Read more

Local News