Kryeministri Edi Rama ndodhet në spitalin ‘Infektiv’ me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID19, ku ka bëë të qartë se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, ndërsa thekson se mbyllja nuk do të shihet si opsion i mundshëm.
Sakaq ai ka folur dhe për hapjen e shkollave më 14 shtator, ndërsa ka përmendur këtu dhe djalin e tij Zahon i cili fillon klasën e parë.
Rama tha se kjo periudhë do të ketë shumë vështirësi për fëmijët pasi përballen me rregulla ndryshe nga çfarë orientohen në kushte të zakonshme.
“Fatkeqësisht na gjeti kjo luftë në një fazë ku disa përmirësime do ishin bërë. Imagjono të na ndodhte kjo disa vite më parë kur kjo strukturë këtu ishte,,, ju e dini vetë. Ku skishte aparatura dhe kushte.
Kemi n jë sfidë të madhe publike sepse siç e keni thënë ju dhe të gjithë specialistët e shëndetit publik, kjo nuk është një betejë që zhvillohet thjesht në spital por edhe në përditshmëri për të zbatuar atao rregulla të thjeshta.
Ai është këtu bashkë me ne gjatë gjithë kohës ëpr një peridhë që askush se di sa do zgjasi,. Tani duhet të mësoheni të jetojmë me këtë dinamikë të re. Izolimi dhe mbyllja smund të jetë si opsion i mundshëm sepse sjell dëme të tjera që kanë një kosto të madhe sociale, psikologjike.
Kemi sfidë të madhe të hapjes së shkollave, fëmijët nuk janë të imunizuar por janë më pak të rrezikuar.
Ne kemi çunin që do shkojë për herë të parë në klasë të parë. Mos u tako mos bëj këtë atë, vendose në një situatë që është krejt e panjohur për të dhe lë pasoja dhe në aspektin e zakoneve që krijon, sepse ne si prindër u themi fëmijëve, takoje përshëndete.. ndërsa në shkollë duhet tu themi të kundërtat, por ne se kemi zgjedhur këtë sfidë,”, tha Rama.