Kryeministri Edi Rama deklaroi se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një lëvizje e vonuar nga ana e qeverisë.
Ai theksoi se ishte koha për të bërë këtë veprim, ndërsa shtoi se godina e teatrit u uzurpua për 2 vite e gjysëm.
“Shembja e teatrit, një lëvizje e vonuar. Ishte koha për ta bërë këtë veprim. Godina e teatrit u uzurpua për 2 vjet e gjysmë Kështu siç rrodhën gjerat, mori për ters, edhe për shumë media që kaluan pa filtra shpifje dhe baltë, nuk kishte mundësi që ne të ktheheshim mbrapa”, tha Rama në një intervistë për ‘News24’.