Kryeministri Edi Rama ka shprehur nota optimizmi për rezultatet e luftës kundër koronavirusit. Në një mesazh në “Facebook” ai shprehet se se po vazhduam me këtë ritëm, do dalim më shpejt fitimtarë në luftën ndaj koronavirusit, si dhe me kokën lart. “SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID
*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike” shkruan zoti Rama në Facebook.Postoje