Aksioni anti informalitetit i ndërmarrë nga ministria e Financave dhe nga drejtoria e Tatimeve i ka vënë drynin kompleksit të Taivanit në Tiranë për shkak se nuk ka lëshuar kuponin tatimor. Lajmin e ka bërë të ditur zv. kryeministri Erion Braçe i cili shkruan në rrjet se aksioni nuk pyet se kush është pronari dhe as për mik e shokë, por vepron kundër shkeljeve të ligjit. Pronari i Tajvanit Besnik Sulaj njihet si mik i kryeministrit Rama.
Por Braçve njofton se është mbyllur kafeneja, restorantet dhe kazinoja. Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive, ndërsa falenderon inspektorët tatimorë dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për korrektësinë në krye të detyrës.
“Ky është Taivani! nga dje në mbrëmje i mbyllur i gjithi! Mu në zemër të Tiranës dhe
pa asnje-zero kupon tatimor në çdo tavolinë! Për herë të dytë!
Kështu që mbyllur kefeneja, mbyllur restoranti në katin e parë, mbyllur restoranti në katin e dytë, mbyllur kazinoja! Mbyllur të gjitha!
Të jesh kush të duash, i madh sa të duash, mik e shok me kë të duash, ose zbato ligjin, ose do mbyllesh!
Mos kërko kot, nuk të ndihmon dot kërkush! Dua të falenderoj edhe një herë inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në kryerje të detyrës, ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo të përfshirë në këtë përpjekje konstante për ligjshmëri!”, shkruan Braçe.