Pas amendamentit të Parlamentit Europian, që i kujton qeverisë shqiptare se ka 15 kushte për të plotësuar para nisjes zyrtarisht të bisedimeve për anëtarësim, ka ardhur reagimi i Kryeministrit. Sipas kryeministrit Edi Rama, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave.
Rama thotë se ata që kapen pas 15-ës do mbeten në opozitë, dhe gjen rastin të sulmojë Bashën, dhe PPE-ne, grupin më të madh politik në Europë ta quajë, aleate të PD.
Postimi i Ramës në Twitter:
Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!
Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë