Partia Socialiste duket se ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2021. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar gjatë ditës së sotme disa takime në “Sallën e Hartave” në Kryeministri.

Takimet në fjalë kanë zgjatur prej orës 13:00 deri në 19:00, mëson JavaNews.al

Sipas burimeve nga Grupi Parlamentar i PS, takimet janë zhvilluar me deputetët sipas qarqeve.

Në mbledhje, shkruan javanews, Rama ka siguruar ligjvënësit se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme për bashkitë. Nga ana tjetër, kreu i PS ka kërkuar që të nisë mobilizimi i strukturave për zgjedhjet që do të mbahen në pranverën e vitit 2021.

“Fushata që kemi para është beteja juaj. Këto zgjehdje mund të mos kemi koalicione”, mësohet t’u ketë thënë Rama deputetëve, raporton JavaNews.al