Kryeministri Edi Rama ka dale në një komunikim për media, ku ka shpjeguar kategorinë e personave që do të përfitojnë pagën nga shteti në muajin prill. Sipas Ramës do të priten shifrat e rasteve të reja me koronavirus deri të dielën dhe nga java e ardhshme mund të rishikohen masat, por me pikatore.
“Nuk e dimë se kur, por dimë që deri në mes të prillit do mësojmë shumë mbi sa thellë është shtrirë ky armik i padukshëm mes nesh. Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes që i kemi gati me ndihmën e zotit duke filluar me pikatore nga java e ardhshme, po qe se, numrat deri të dielën, do na lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren” , – tha Rama.
“Nëse e ke mbyllur biznesin është i lutur të aplikojë te faqja online ku deri sot 1852 persona aplikuan. Në këtë paketë përfshihen edhe shoferët e taksive. Është gati për lëvrim edhe dyfishi i ndihmës ekonomike. Do të japim mjetet e ekzistencës për këtë kategori. Të gjithë do të marrin në dorë çdo qindarkë paratë e premtuara. Pavarësisht presonit, bujqësia nuk është ndalur së prodhuari dhe të dhënat e doganave për marsin dhe 3 mujorin e parë të vitit tregojnë rritje inkurajuese. Fatmirësisht fshati është më pak i rrezikuar. Pensionistëve u kemi derdhur në llogarinë e përgjithshme të pensioneve 21 milion dollarë dhe pensioni i tyre do të rritet që këtë muaj përmes indeksimit që nuk është shumë por është më shumë sesa ishte. Po u shërbejmë nëpër shtëpi të gjithëve, barnat e rimbursueshme i kanë marrë dera 25 657 pensionistë ndërkohë që skudrat tona në çdo bashki i ndihmojnë për pazarin dhe nevojat e tjera të gjithë ata që janë të vetmuar dhe nuk do ti lëmë kurrë vetëm”, – theksoi kryeministri.