Kryeministri Edi Rama shprehet se PS do t’i qëndrojë marrëveshjes së 5 qershorit, duke shtuar se është i gatshëm të shkojë edhe në tryezën e Këshillit Politik, për të diskutuar ndryshimet Kushtetuese.
Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas qëndrimit të shprehur nga presidenti Ilir Meta i cili tha se kishte pyetur kryedemokratin Lulzim Basha nëse është i gatshëm për të rimbledhjen e Këshillit Politik.
“PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë, e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!”, shprehet Rama në një postim në Twitter.
Postimi i Ramës
PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s’ka si të jetë kundër, madje megjithë OP në tryezë!
PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë, e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!