Kryeministri sqaroi pse u shemb teatri në 4:30 të mëngjesit.
“Pse jo në 4:30 të mëngjesit? Ju më bëni të gjitha pyetjet që ju keni, apo që keni marrë nga qytetarët por të mos humbasim kohë me çfarë thotë opozita. Unë s’kam dalë për të thënë kështu apo ashtu por t’iu jap përgjigje shqetësimeve genuine të njerëzve. Policia ka për detyrë të zgjedhë metodën, kohën se si operon por logjika e thjeshtë ta do që në 4;30 ka më pak mundësi për t’u përplasur me njerëz të investuar për të krijuar përplasje, që aktrojnë si të dhunuar, si të goditur në të drejtat e tyre ndërkohë që janë dhunuesit, shkelësit shembullorë të të drejtës së gjithë të tjerëve. Nuk e di si mund të justifikohet uzurpimi i një godine publike për të bërë rezistencë ndaj rejgimit. Nuk e di se ku ndodh kjo?!”, u shpreh Rama.