Kreu i qeverisë, Edi Rama, i është përgjigjur sot një shqetësimi të një muzikanti. Në një deklaratë në Facebook, Rama mori një pyetje nga një muzikant, i cili kërkoi se kur do lejoheshin dasmat, pasi ai vetëm me atë punë jetonte.

Kryeministri tha se duhet ende durim për këtë pjesë, pasi mund të ketë në të ardhmen dhe dasma me vetëm 10 të ftuar.

Bëj durim dhe të shpresojmë që më herët se vonë do të lirohet dhe përsa i përket cështjes së dasmave edhe pse kam parë që kanë lëshuar dasmat vendet e tjera, por jo më shumë se 10 persona” u shpreh Rama.