Kryeministri, Edi Rama, ka vijuar turin e tij të takimeve në Lezhë.
Teksa ka inspektuar zona të ndryshme të qytetit, Rama është ndalur një thertore, ku kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme.
Kreu i qeverisë komentoi edhe infektimin me COVID-19 të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa theksoi se ai vet kishte ruajtur distancën me të.