Kryeministri Edi Rama u mundua në një fjalim të gjatë nga foltorja e Kuvendit tu mbushë mendjen shqiptarëve (sepse atyre në sallë duket se ua ka mbushur) se si do të jenë koalicionet parazgjedhore me ndryshimet e ardhshme kushtetuese që ai këmbëngul t’i miratojë. Për këtë ai mori shembuj nga Gjermania dhe Italia ku sipas tij partitë në koalicion kanë një listë dhe kandidat të përbashkët për kryeministër.
“Ne po bëjmë atë që do Gjermania. Nuk do t’i ndalojmë koalicionet, por do i bëjmë si në Gjermani dhe çdo vend tjetër. Më sillni një shtet që i ka koalicionet si në Shqipëri. (ndërhyn Gjuzi nga vendi) Naltmadhni Italia i ka si do t’i bëjmë ne. Do ta bëjmë si Casa Della Liberta. Do bësh ti me ata të mbijetuarit e monarkisë” – u shpreh ai.
Heqja e koalicioneve parazgjedhore është kundërshtuar fort nga opozita e cila thotë e tashmë marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik ka rënë, por Rama vazhdon me të vetën.
“Ne nuk e grisim marrëveshjen e 5 qershorit. Është marrëveshje e qartë për të dhënë mesazhin që të gjithë janë pjesë e procesit” – tha Rama.