Radhët e gjata të trafikut në pikat kufitare të vendit tonë janë rikthyer sërish.

Emigrantët shqiptarë që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet e verës në atdhe po qëndrojnë të bllokuar në Doganën e Kakavijës prej mëse 3 orësh.

Shkak i krijimit të këtij trafiku është bërë pala doganore greke, e cila nuk po punon me të gjitha sportelet, ndryshe nga ajo shqiptare.

Gjatësia e krijuar nga radha e automjeteve shkon deri në 1 km. Trafiku në pikën kufitare të Kakavijës është një fenomen që përsëritet çdo stinë verore. Nderkohë jo pak vonesa krijohen edhe ne intenerarin Muriqan-Mali i Zi-Kroaci rrugë kjo që pershkohet nga mijëra emigrantë që kthehen në vendet e punës në Bashkimin Evropian, Britani etj.