Dhjetra qytetarë kanë vendosur të bllokojnë rrugën “Myslym Shyri”, në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar nga policia me protestuesit që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Protestuesit janë ulur në mes të rrugës duke e bllokuar atë, ndërsa efektivët e policisë e kanë patur të pamundur për t’i bindur të largohen, edhe pse i kanë kërcënuar me gjoba.

Duke mos patur rrugë tjetër, policia ka vendosur të tërhiqet, ndaj rruga “Myslym Shyri” mbetet e bllokuar nga qytetarët.

Protestuesit e kanë shoqëruar bllokimin e rrugës me thirrjet “Poshtë diktatura”, ndërsa shprehen se do të rrinë aty sa deri natën.