Viti i ri shkollor do të nisë me 14 Shtator, ndërsa vetëm dy javë më pas do të nisin kurset falas pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat. Fëmijët që kanë dëshirë të mësojnë instrumenta muzikor, pikturë, të përgatiten si sportist në futboll, volejboll etj, do të duhet të regjistrohen pranë Qendrës Kulturore Mat që të bëhen pjesë e këtyre kurseve gjatë vitit në vijim. Drejtoresha e Qednrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Anduena Sefgjini tha se kurset në këtë qendër do të zhvillohen duke zbatuar protokollin e sigurisë anticovid të vendosur nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.