Ballina AKTUALITET Qershia në Dibër, 600 – 700 lekë kilogrami

Qershia në Dibër, 600 – 700 lekë kilogrami

0

Ndryshe nga viti i kaluar ku kishte prodhim masiv të frutit të qershisë në Dibër, këtë vit prodhimi është shumë i vogël. Tregtari e përvitshëm i këtij fruti që shet prodhimin në rrugën nacionale Peshkopi – Maqellarë, Agron Ferruku thotë se sasia e qershisë së prodhuar nga fermerët e Dibrës është e papërfillshme me atë të vitit të kaluar. Aktualisht një kilogram qershi shitet me 600 deri në 700 lekë, një çmim ky shumë i lartë për periudhën në të cilën ndodhemi pasi duhej që prodhimi të ishte masiv. Por dëmtimi i fermave nga moti i ftohtë i Prillit ka bërë që të mos ketë prodhim. Edhe Agroni ka pemtoren e tij me qershi, ndërsa shpreson që shteti ta subvencionojë për dëmin që i është shkaktuar.

  Fermerët e qershisë në Dibër janë më të dëmtuarit këtë vit, pasi në zonat e tjera ka patur prodhim si në Berat, Elbasan etj.

Exit mobile version