Deri tani në Qarkun Dibër janë shfaqur dy vatra të sëmundjes së murtajës e cila prek bagëtitë e imta, delet dhe dhitë. Vatra e parë është shfaqur në Kastriot të Dibrës më shumë se një javë më parë, por ngjarja nuk është bërë publike nga autoritetet e bujqësisë së Qarkut Dibër.
Vetëm pas rastit të dytë të ndodhur në fshatin Val të Martaneshit ku një fermeri i ngordhën më shumë se 150 krerë keca dhe ju infektua e gjithë tufa, u bë publik rasti që kishte ndodhur më parë në Kastriot.
Nisur nga këto dy raste, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka urdhëruar që të mos ketë asnjë lëvizje të kafshëve të imta në të gjithë Qarkun Dibër, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes së njohur si murtaja.
Ndërkohë, për të dy fermat e infektuara është udhëruar asgjësimi i të gjithë bagëtisë në mënyrë që të mos bëhen shkak për zjgerimin e infeksionit. Fermerët e prekur kanë pësuar dëm shumë të madh ekonomik, ndërsa shpresojnë që shteti t’i subvencionojë.