Teksa i gjithë kontinenti ka vendosur masa të shumta për izolim, në Bjellorusi vazhdon biznesi si gjithnjë.

Aleksander Lukashenko, presidenti i vendit, i ka këshilluar banorët që të pinë më shumë vodka, ndërkohë që kampionati i futbollit në vend është i vetmi në Europë që vazhdon të luajë.

Por ky qëndrim ka krijuar ndasi dhe argumente të ndryshme. Shembulli konkret janë Aleksandër dhe Dima Aleksejevi, at e bir, dy banorë të Brestit, një qytet në kufi me Poloninë.

Dima mendon se ndalimi i futbollit në vendet e tjera europiane është diçka qesharake, një “psikozë idiote”, sipas tij, e “perëndimit të mësuar me llastime”. Ai vazhdon të mbështetë ekipin e tij, FC Dinamo Brest,.

Por babai, i cili është në 60-tat, e sheh ndeshjen nga televizori i shtëpisë dhe nuk do që i biri të shkojë në stadium.

“Lukashenko është komplet idiot”, tha Aleksandri. “Po luan me zjarrin dhe po vë në rrezik jetët e mijëra banorëve në Bjellorusi”.

Kritika e tij nuk është politike, pasi deri tani ia ka dhënë votën presidentit të Bjellorusisë.

Kur në Bjellorusi humbi jetën nga COVID-19 edhe një aktor i famshëm, Lukashenko ia vuri fajin viktimës.

“U kërkuam njerëzve të ishin vigjilentë. Ai po mbushte 80 vjeç. Pse dilte në rrugë e vazhdonte të punonte? Gruaja dhe e bija janë mirë, sepse kanë imunitet të fortë. Por ai i gjori nuk rezistoi dot”, tha ai.

Pak janë udhëheqësit botërorë që përkrahin vendimin e Lukashenkos, sidomos për sa i përket konsumit të vodkës e të hudhrës për të luftuar coronavirusin.

Sot, më 21 prill, në Bjellorusi janë raportuar më shumë se 6000 të infektuar dhe 51 të vdekur. 76 mijë banorë janë testuar deri tani, sipas ministrisë së shëndetësisë.

“Izolimi në këtë pikë është masë e panevojshme”, tha një doktor në Minsk për Euronews, por në kushte anonimiteti. “Shohim që nuk e kanë zbatuar edhe vende të tjera, si Suedia, ndaj s’kemi pse ta bllokojmë ekonominë.”

Por kjo e futi në telashe, pasi në derë i erdhën mjekët dhe i matën temperaturën, me argumentin se kishte qenë jashtë. Pasi e gjetën me temperaturën 37.1, gjë që Lobani dyshon se ka qenë vërtet aq, ai u mor me forcë në spital dhe u izolua për një javë, pas të cilës u la i lirë pa shenja coronavirusi.

Loban tha për Euronews se mbajtja e tij në spital nuk ishte për arsye shëndetësore, por ideologjike. Kur perëndimi nisi karantinën, Lukashenkoja thoshte se ishte thjesht grip i zakonshëm.

“Një njeri i edukuar nuk duhet të flasë gjëra të tilla si president. Nëse autoritetet vazhdojnë ta marrin kaq lehtë, spitalet bjelloruse mund të bllokohen nga fluksi”.

Për sa i përket numrit të të vdekurve, Lobai citoi ministren e shëndetësisë të Bjellorusisë, i cila tha më 9 prill se nëse një i sëmurë me coronavirus por dhe me probleme të tjera shëndetësore vdes, vdekja e tij i atribuohet sëmundjeve të tjera dhe jo coronavirusit, pasi virusi ka qenë duke u trajtuar.