Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të videos nga Ardi Veliu, ku dukej mamaja e djalit të dhunuar nga policia, që mbante një pistoletë në dorë, por rezultoi se ishte një skenë filmi.
“Kam konsideratë për drejtorin e policisë, por më duhet ta pranoj, ka gabuar. Ka gabuar! Por vlerësoj ndjesën e tij dhe e besoj më shumë, se akuzat që u ngritën ndaj tij. Me kaq çështja për mua është mbyllur”, – u shpreh Rama.
Kryeministri tha se mes atyre që sulmojnë drejtorin e policisë dhe Ardi Veliut, ai zgjedh këtë të fundit, duke e vlerësuar për profesionalizmin.