Ditën e sotme Partia Socialiste Mat ka zhvilluar asamblenë ku pjesëmarrës kanë qënë figurat kryesore të kësaj partie, kryetari i bashkisë Agron Malaj si dhe kryetari i PS Mat Hasan Pasha.

Ishte Pasha i cili shperndau nje status në rrjetin social facebook duke falenderuar të gjithë “aktorët” që ndihmuan në perballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Statusi i Kryetarit të PS Mat Hasan Pasha

Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Bashkisë Mat. Detyra dhe angazhime konkrete për çdo antar të PS-së, kryetar organizate, koordinator, kryetar të Këshillit Socialist, Administrator, delegat të Kongresit të PS-së, anëtar të Këshillit Bashkiak, drejtues të Institucioneve, etj. Falenderimet më të mira për Kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj dhe punonjësit e bashkisë për përballimin me sukses të fushatës anti Covid 19. Ne pranë qytetarëve, kudo dhe kurdo, opozita rrugëve, drejt shkërmoqjes totale.