Ngjara e vitit të klaluar ku u rrezikua përplasja midis simpatizantëve të partive kryesore PD-PS nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga dega e PS në Mat.

Në profilin zyrtar të kësaj dege në facebook ata kan akuzuar Partinë Demokratike për tentativë ridjegjeje të KZAS Mat.

Gjithashtu sipas PS Mat drejtuesit kryesor të PD në Mat përdorën persona me precedentë penal për këto qëllime.

Partia Socialiste në facebook

Një vit pas dështimit të PD-së për të ridjegur KZAZ-në Mat

Një vit më parë ekstrëmistë të dhunshëm të PD-së dogjën KZAZ-të Mat e Klos.
Ish drejtues të bashkive, punonjës të administratës shtetërore, zyrtarë të PD-së nxitën persona me preçedentë penal të ridigjnin me 28 qershor 2019 KZAZ-në Burrel, e cila ishte ishte vendosur në mjediset e shkollës “Pjetër Budi”.
Kriminale dhe e pafalshme ishte mobilizimi i disa militantëve të papërgjegjshëm për të dëmtuar materialet zgjedhore dhe për të penguar zgjedhësit të votonin me 30 qershor.
Falë angazhimit të antarësisë së PS-së, shtabit elektoral dhe qytetarëve të ndershëm agresorët jo vetëm u ndalën në aventurën e tyre kriminale, por dështuan në përpjekjen e tyre për të ndalur zgjedhjet lokale.
Kështu me siguri do të shtojnë sa herë do të përdorin dhunë për të penguar qytetarët të zgjedhin drejtuesit e tyre.