Këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, i ftuar ishte kreu i Kadastrës Artan Lame, ndërsa në një lidhje Skype ishte ish-drejtori i regjistrimeve të pronave në Himarë, Priamo Bollano.

Gjatë debatit në studio, moderatori Arian Çani ka bërë një deklaratë, që ka ngjallur shumë reagime.

“Ballkani ka qenë i gjithi helen “Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, tha Çani.

Kjo deklaratë e tij është parë si provokim dhe është komentuar shumë në rrjetet sociale.