Protestë për mbylljen e shkollës, banorët e fshatit Homezh duan hapjen e klasave

Share

Banorët e fshatit Homezh në njësinë Administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë kanë protestuar para shkollës fillore “Ramiz Manjani”, duke kërkuar rihapjen e saj. Transferimi i fëmijëve nga shkolla “Rifat Manjani” në një tjetër shkollë në qendër të Shupenzës ka zemëruar banorët. Ata kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në këtë fshat pasi godina është dhe nuk ka pse të udhëtojnë aq larg për të marrë dije. Banorët akuzojnë drejtuesit e arsimit në Bulqizë se këtë lëvizje e kanë bërë për të ruajtur numrin e mësuesve në shkollën e Shupenzës.
Shkolla “Rifat Manjani” është shkolla e parë në këtë zonë.

Read more

Local News