Vendimi i qeverisë për të mbyllur klubet e natës, përfshirë diskot, lokalet me muzikë ‘live’ dhe çdo lloj aktiviteti tjetër me natyrë të tillë, me motivin se nuk ruhej distancimi fizik dhe po ktheshin në vatra koronavirusi, ka ndezur sërish protesta para godinës së Kryeministrisë.
Kjo është dita e dytë e protestës kundër mbylljes së jetës së natës, ku ndër pjesëmarrësit nuk kanë munguar edhe njerëz të njohur të muzikës në Shqipëri, pasi me mbylljen e këtyre lokaleve iu pezullohet puna. Nën sloganin “muzika nuk vret”, artistët janë mbledhur edhe sot në protestë.
Gjatë protestës së sotme, ka pas dhe përplasje mes protestueve dhe policisë, ndërkohë kjo e fundit ka shoqëruar në komisariat disa persona.
Kujtojmë që nga protesta që u zhvillua dje, janë proceduar 12 persona. Ata akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.