Protesta e Zallit të Gjoçajve, ish deputetja Çupi: Banorëve po i’u grabitet gjithçka

Share

Ish deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Dhurata Çupi ka dalë në mbrojtje të banorëve të fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin e Lam i Madh në Bashkinë e Matit të cilët kundërshtojnë me forcë ndërtimin e HEC-eve mbi Zallin e Melthit. Ish deputetja Çupi tha se banorët që jetojnë aty të vetmen pasuri që kanë është uji.

Sipas Çupit të gjitha lejet e dhëna për HEC-ce nga kjo qeveri do të hetohen.
“I gjithë Qarku i Dibrës po vuan nga ky problem. Banorët e Zallit të Gjoçajve e kundërshtojnë me të drejtë pasi aty nuk ju mbetet më asgjë tjetër nëse ju marrin ujin. Në vend që ai vend të ishte një atraksion turistik, ai do të kthehet i pabanueshëm edhe nga vetë banorët, pasi turist nuk do të ketë. Ne do të shikojmë çdo leje të dhënë dhe të gjitha abuzimet do t’i dërgojmë në prokurori”.

Read more

Local News