Protesta e opozitës tërheq vëmendjen e mediave më të rëndësishme botërore

0
9

Protesta e së dielës e opozitës së bashkuar për një Shqipëri si e gjithë Europa dhe me thirrjet Rama Ik, ka tërhequr edhe kësaj rradhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Mediat më me zë amerikane, si Washington Post, NYT, Reuters, AP, Fox News por jo vetëm, edhe ato greke e italiane, kanë pasqyruar protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit e cila më pas u zhvendos para godinës së Parlamentit.
“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare kanë dalë përsëri në rrugë për të kërkuar zgjedhje të reja pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga fuqitë perëndimore për t’u ulur për bisedime. Mbështetësit e opozitës u mblodhën të dielën në ndërtesën kryesore të qeverisë duke akuzuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste, të qendrës së majtë, për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Ata duan që Rama të japë dorëheqjen dhe të formohet një kabinet i përkohshëm për ti hapur rrugë më pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend”.
Gjithashtu edhe seksioni shqip i Zërit të Amerikës, ka transmetuar live protestën e opozitës, përmes faqes se saj ne facebook.