Rekamë

Policia e Shtetit deklaron se një efektiv policie ka mbetur i lënduar pas hedhjes së kapsollave tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Policia iu bën thirrje drejtuesve të protestës dhe vetë protestuesve të ndalojnë goditje provokuese.

“Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë”, deklaron Policia.
Një numër i vogël efektivësh policie ndodheshin në oborr kur protestuesit u ndalën tek Drejtoria por më pas u tërhoqën për shkak të situatës së krijuar.