Partia Demokratike ka propozuar sot që në kuadër të Reformës Territoriale vendi të bëhet me 92 bashki, nga 61 që janë aktualisht në gjithë vendin. Ka bashkim në disa bashki dhe krijimi i shumë të tjerave, kryesisht ato që kanë qenë komuna.

Në rangun e bashkive që kanë qenë dhe më parë të tilla, është vetëm ajo e Orikumit.

“Bashkia Orikum, eshte e vetmja bashki ne listen e propozuar qe rikthehet ne kushte e njesise vendore siç ka qene deri ne 2015. Sot eshte NJA e Bashkise Vlore”, thuhet në propozimin e prezantuar në Kuvend nga ekspertët e PD.



Newsbomb.al ka siguruar propozimin e PD dhe e sjell të plotë më poshtë, me të 33 bashkitë e reja që kërkohet të krijohen.

Partia Demokratike, grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, do të propozojë rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 92 bashki dhe uljen e numrit të qarqeve nga 12 në 6 rajone. Ndërkohë, Rithemelimi i Berishës kërkon 95 bashki dhe 5 rajone.

2 opsionet e ndarjes së rajoneve:

Opsioni 1: 6 Rajone, Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.)

Opsioni 2: 3 rajone: Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër).