Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Komisionit Qëndror të Statusit që Arjan Sala të marrë statusin’Dëshmor i Atdheut’. Ka qënë zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ai i cili ka bërë të ditur se me porosi të kryeministrit Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi shpëtoi mbi 20 persona do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per te ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!Jane gjalle bilbilenjte!”, deklaron Koçi.

Zjarri nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 një magazinë tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve. Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës.