“Trees for Lurë” është projekti i mbështetur nga Këshilli i Qarkut Dibër dhe Bashkia Dibër që synon rivitalizimin e një pjesë të masiveve pyjore të Lurës dëmtuar nga dora e njeriut në këto 30 vite. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, Alma Selami tha se projekti i cili po zbatohet prej tre vitesh synon të mbjellë rreth 15 mijë fidanë me pishë autoktone të zonës së Lurës që i reziston klimës së zonës. Sipas Selamit, projekti synon jo vetëm investimin në një prej parqeve më të mëdha kombëtare në vend, por të jetë edhe një shembull i mirë për t’i rikthyer vendit pemët që janë prerë apo djegur në këto vite nga vetë dora e njeriut.

nga drejtueset e projektit “Trees for Lurë”, Mirjana Pali tha se projekti ka nisur fillimisht me ndërtimin e një fidanishteje dhe më pas po zhvillohet në bashkëpunim me banorë të zonës në mbjelljen e fidanëve të pishës.

Mbjellja e fidanëve të pishës ka nisur dhe do të vazhdojë gjatë muajve në vijim deri në përfundimin e mbjelljes së 15 mijë fidanëve më Lurë.