Ballina SOCIALE Problemi i mbeturinave në Maqellarë akoma pa zgjidhje nga pushteti vendor

Problemi i mbeturinave në Maqellarë akoma pa zgjidhje nga pushteti vendor

0

Situata e ndotjes nga mbeturinat e konsumit të përditshëm në Maqellarë të Dibrës vijon të jetë shqetësuese. Zona i ngjan një venddepozitimi mbeturinash të cilat i krijojnë vetë institucionet vendore, por realisht ky stog mbeturinash është jashtë miratimit të çdo autoriteti. Në mungesë të kontejnërëve të mbeturinave, qytetarët i hedhin në rrugë apo në përroin aty pranë. Mbetje të llojeve nga më të ndryshme, duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve. Këta të fundit thonë se situata është alarmante, ndërsa Bashkia Dibër shkon ndonjëherë t’i heqë mbeturinat, por brenda pak ditëve zona merr sërisht të njëjtën pamje, atë të një venddepozitimi mbetjesh. Banorët e zonës shprehen se prania e mbeturinave ju rrezikon shëndetin pas përmbajnë kimikate të rrezikshme duke qenë se plastika e hedhur aty është përdorur për mbatjen e këtyre materialeve.
Situata e ndotjes nga mbeturinat në Dibër vijon të jetë shqetësuese jo vetëm për shkak të shtrirjes territoriale, por edhe për mungesë të infrastrukturës së nevojshme nga pushteti vendor aty.

Exit mobile version