Mesazhi i kandidatit të primareve Bukurosh Ballabani

Të nderuar demokratë, anëtarë, simpatizantë, mbështetës të Partisë Demokratike Mat dhe të gjithë ju që kërkoni ndryshim në drejtimin dhe administrimin e pushtetit lokal e qëndror, ju ftoj të bëhemi pjesë e ndryshimit, risive dhe shpresës, të jemi pjesë të procesit të primarëve që organizon PD. Të gjithë së bashku nëpërmjet votës do të zgjedhim përfaqësuesit tanë në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023. Unë jam i bindur se në këtë përballje të fortë, fuqia e së drejtës për ndryshim, që ne përfaqësojmë do të bëjë të mundur ndryshimin e merituar. Le të shfaqim vlerat tona, të cilat na krakterizojnë dhe na çojnë në një fitore plot shpresë. Duke besuar në mençurinë dhe vendosmërinë tuaj dëshiroj sinqerisht mbështetjen tuaj për t’ju udhëhequr drejt fitores në betejën që po afron, në përpjekjet dhe punët që na presin, në realizimin e ideve të reja, projekteve që do sjellin ndryshimin që ne të gjithë aspirojmë. Me shumë mirënjohje dhe besim ju ftoj të bëhemi pjesë e garës dhe ta kthejmë në fitoren tonë sfidën e 14 Majit.

Me respekt, Bukurosh Ballabani!