Ndonëse afati për marrjen aktit të tokës në poronësi është shtyrë deri në Dhjetor të këtij viti, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu iu bën edhe njëherë apel banorëve të Matit, të mos e neglizhojnë këtë fakt.
Shehu tha se në të gjithë Bashkitë e Qarkut Dibër, po punohet në këtë drejtim, por ai shton se numri i fermerëve që e kanë marrë tokën në pronësi, deri tani është i vogël. Nisur nga kjo Shehu iu kërkon fermerëve të nisin procedurat dhe të mos i zvarrisin, pasi mund të mos ketë më shtyrje të afatit.
Marrja e tokës në pronësi bazohet në ligjin 7501 të miratuar në vitin 1991 dhe ndarja e tokës bazohet për çdo pjestarë familjeje.