Prefekti mbledh drejtorët e Matit

Share

Drejtuesit e institucioneve kryesore në Mat u mblodhën këtë të hënë nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu dhe nënprefekti i Matit Hasan Pasha, në mbledhjen e radhës.
Drejtuesit e institucioneve të ndryshme raportuan në lidhje me realizimin e detyrave të lëna në mbledhjen e muajit të kaluar. Të gjithë drejtuesit e institucioneve si: Posta Shqiptare, Drejtoria e Shëndetit Publik, Shërbimi Spitalor, Drejtoria e Burgut të Burrelit, Drejtoria e Punësimit, Inspektoriati i Punës, Sektori i Ujitjes dhe Kullimit, etj, iu raportuan drejtuesve të prefekturës realizimet dhe problematikat me të cilat janë përballur në një hark kohor prej 30 ditësh.
Pasi dëgjoi raportimet nga të gjithë drejtuesit apo përfaqësuesit, prefekti Shehu dhe Nënprefekti Pasha, kërkuan që të ketë më shumë angazhim në periudhën në vazhdim. Atyre iu kërkua angazhim maksimal për tju dhënë shërbimin e nevojshëm qytetarëve gjatë muajit që vjen për shkak edhe të kthimit në atdhe të emigrantëve.
Një tjetër kërkesë ndaj tyre ishte edhe gatishmëria për të përballuar emergjencat e ndryshme civile që mund të vijnë kryesisht nga zjarret. Detyrat e lëna në këtë mbledhje do të raportohet mbledhjen e ardhshme realizimi i tyre ose jo.

Read more

Local News